Ballina Lajme Maqedoni Kush janë ministrat e rinj të BDI-së?

Kush janë ministrat e rinj të BDI-së?

ideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte i kumtoi emrat e ministrave dhe zv/ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë në Qeverinë e ardhshme me LSDM-në e Zoran Zaevit, njofton Poratlb.mk.

3 nga 5 pjesëtarët e ekzekutivit të BDI-së janë emra të njohur për opinionin pasi që më parë kanë bartur funksione të larta shtetërore gjatë qeverisjes së mëparshme të BDI-së me VMRO-DPMNE-në.

Sadulla Duraku – ministër i Ekologjisë

Sadulla DurakuI lindur më 21.01.1960, shkollimin fillor e ka kryer në “Dituria”-Likovë, të mesmin në  “19 nëntori” Q M Teknike- Prishtinë. Në arsimin e lartë është i diplomuar në fushën e Maqinerisë

Ka punuar si profesoir i lëndëve teknike deri në vitin 2000. Ka qenë doganier i lartë në vitet 2000-2001.

Angazhimi politik

Zv/drejtor i Doganave të RM-së

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra

Deputet në Parlamentin e RM-së, 2006-2010

Kryetar i Komunës së Likovës

E njeh gjuhën gjermane.

Hazbi Lika – zv/ kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve

hazbi-likaHazbi Lika, lindi në vitin 1972 në Tetovë, është politikan shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, ish zëvendës ministër i Punëve të Brendëshme (i emëruar më 27 qershor të vitit 2003), ish kryetar i Komunës së Tetovës (gjatë viteve 2005-2009) dhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsimin e lartë ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Depertamenti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe.

 

Bujar Osmani – zv/kryeministër për integrime evropiane

Bujar OsmaniBujar Osmani ka lindur më 11 shtator 1979 dhe ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Osmani ka titullin specialist -kirurg të cilin e ka marrë në Klinikën për Kirurgji digestive. Specializimin ai e ka përfunduar në Shkup dhe në Londër në qendrën për transplantimin e mëlçisë dhe kirurgjisë abdominale.

Gjatë mandatit të kaluar ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, ndërsa aktualisht vepron si mjek në Klinikën e Shkupit, ndërsa është edhe zëdhënës i BDI-së.

 Bylent Salihu – ministër i Drejtësisë

Salihi ka qenë anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së, për të tani për tani nuk ka të dhëna.

Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

KresKreshnik Bekteshihin Bekteshi është nga Kërçova, ai studimet i ka mbaruar në Sheffield të Britanisë së Madhe.

Ai ka punuar si promotor ekonomik në Bruksel.

Ramiz Merko, ministër pa resor