Kënga magjike është njëri ndër festivalet me jetë gjatësi më të madhe në vendin tonë.

Edhe këtë vit na vie me disa nga artistët më të mirë shqiptar,dhe pse ka ende dhe pak kohë deri sa të prezantohen të gjithë pjesëmarrësit shumica dërmuse e këngeve pjesmarrëse çdo javë janë prezantuar në emisonin e prezantuesit të festivalit Ardit Gjebrea.

E sipas klikimeve në Youtube kënga më e ndëgjuar e këtij festvalit është edhe befasia e këtij vitit.

Në vendin e parë është bashkpunimi i papritur në mes Bruno& Artiola Toskas me këngën ‘Mirmëngjës Dashni’ e cila deri më tani ka kapur shifrën e 2.1 milon klikime.

Kënga eshte realizuar në studio e ThreeDots, një krijim i Flori Mumajesit i cili tashmë është ‘familjarizuar’ me festivalin dhe gjithonë qëllon në shenjë dhe rrëmben çmimet kryesore të festivalit.

‘Nëntori’ ishte balada e cila preku zemrat e shumë njerëzve ,një prurje e Arilena Arës e cila ktheu dhe një herë në plan të parë zërin e saj dhe ndjeshmërinë të cilën e solli me këngën e saj.

Deri tani kënga ‘Nëntori’ ka arritur shifrën e 2 milon klikimeve dhe njëherit është rivali më i fort i këngës  ‘Mirmëngjes Dashni’.

Në vendin e tretë vjen balada e këngëtares Rozana Radi, e cila trajton një temë shumë të ndishme të keqtrajtimit të gruas.

Kënga mori kritika shumë pozitive dhe u përkrah shumë dhe derisa tashmë ka arritur 1.3 milon klikime në Youtube duke u rradhitur kështu si e treta në këtë listë të ngushtë.

Nese nuk do të kemi ndonjë  suprizë tjetër të madhe në prezantimet e këngeve të ardhshme duket se konkurrenca do të jetë mes treshes në fjalë.