Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm mund të votojnë në 3.478 vendvotime në 80 komuna.

Të drejtë vote në deklarimin plebishitar kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën zgjedhore.

Në ekstraktet në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.725.913, prëderisa në ato për diasporën 76.060 qytetarë.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohen dokumentet për identifikim personal, dhe ai nënshkruhet në ekstratin nga Lista zgjedhore. Pastaj anëtari i këshillit zgjedhor i jep fletëvotim në të cilin në pjesën e përparme duhet të vuloset.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente të tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Sipas udhëzimeve të KSHZ-së, gjatë konfirmimit të identiteti personal, votuesi është i obliguar para këshilllit zgjedhor të prezantohet në mënyrën në të cilën është prezantuar në fotografinë në dokumentin për identifikim personal.

Nëse votuesi i cili gjendet në Listën zgjedhore është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në ekstraktin nga Lista zgjedhore.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruhet në Listën zgjedhore.

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Në qoftë se votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë zgjedhore. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabet sipas Kodit Zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetrit është i ndaluar

Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e këshillave zgjedhorë janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore paraqesin bazë për prishjes së sekretit të votimit dhe mund të sjellin deri në anulimin e zgjedhjeve.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor mund të marrë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Votimi fillon në orën 7:00, përfundon në orën 19:00

Vendvotimi hapet në orën 7:00, ndërsa mbyllet në orën 19:00. Personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë nëse në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave të tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe nëse policia është thirrë dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Në qoftë se votimi ndërpritet më herët se një orë kjo nuk vazhdon pas orës 19:00, por nëse është ndërprerë më gjatë se tre orë nuk vazhdon të njëjtën ditë.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet nuk guxojnë të shfrytëzojnë telefon celular, aparat ose mjete të tjera për të fotografuar fletëvotimin. Këshilli zgjedhor mund ta largojë nga vendvotimi çdo person i cili nuk i përmbahet kësaj ndalese.

Numërimi i votave

Procesverbale dhe materialet e tjera zgjedhore, këshillat zgjedhor e dorëzojnë deri te KZK-ja në afat prej pesë ore pas përfundimit të votimit. KZK-ja kompetente i grumbullon rezultatet nga votimi, përbën procesverbal dhe ia dorëzon KSHZ-së.

KSHZ-ja rezultatet e para nga votimi të marra përmes rrugës elektronike i publikon rradhazi, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KZK-ja në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

KSHZ-ja i publikon rezultatet e referendumit në Gazetë zyrtare në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes.

KSHZ-ja parashtron raport në Kuvendin e RM-së për referendumin e mbajtur në nivel shtetëror në afat prej tre ditëve nga dita e mbajtjes.

Ankesa

Secili qytetar ka të drejtë të parashtrojë ankesë për shkak të parergullsive në procedurëpn për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve nga votimi në afat prej 24 orëve nga dita e mbajtjes së referendumit në nivel shtetëror drejtuar KSHZ-së. KSHZ-ja është e obliguar të vendosë përmes kundërshtimit në afat prej 48 orëve pas pranimit. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të shtrohet padi në Gjykatën Supreme në afat prej 48 orëve nga dita e pranimit të saj. Gjykata supreme është e obliguar të veprojë rreth ankesës në afat prej 48 orëve.

Përsëritja e mundshme e votimit

KSHZ, sipas detyrës zyrtare apo pas parashtrimit të ankesës, me vendim për ta anuluar votimin në një vendvotim në raste të caktuara të konfirmuara me Kodin zgjedhor.

KSHZ me vendim do ta përsërisë votimin në vendet ku është anuluar vetëm nëse numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në ato vendvotime ndikon ndaj rezultateve përfundimtare të referendumit. Votimi në vendvotimin në të cilin është anuluar, do të prësëritet pas 14 ditësh nga dita e votimit.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë deri te Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë është e obliguar pas ankesës të veprojë në afat prej 72 orëve pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm në vendvotim ku është anuluar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.