Në politikën e këtij nënqielli ballkanik jemi mësuar të lexojmë më shumë propaganda me thumb, sesa jetësim të politikës kombëtare nga disa parti që financohen nga qarqe të panjohura dhe pa program të mirëfilltë politik. Ata që flasin për moralin në politikë janë të pamoralshëm, ndërsa ata lider që nuk përziejnë Zotin dhe fenë në politikë janë më të moralshëm. Kur e ke kambanën në kokë, sigurisht që do merresh me tjetrin, pasi mungesa e njohurive dhe vizionit politik si subjekt politik të detyron të merresh me tjetrin duke e shpifur. Sidoqoftë, udha në politikë është e gjatë, ndërsa të vërtetat nuk zhbëhen menjëherë sa ka nisur rrugëtimi politik. Subjektet që janë të krijuara nga qarqe të panjohura, dhe ideali i tyre është i errët, ndërsa e bën dhe më të panjohur kur e kthen krejt të panjohurat në ideologjinë është e dhimbshme më shumë për popullin që ende nuk e ka thithur se për cilën kokë të huaj po punojnë. Beteja politike e disa partive këtu në Maqedoni është shpërlarja e trurit në masë, ndërsa populli veçse ka nisur t’I detektojë qëndrimet e errëta të tyre, të cilët do të dënohen herdo-kurdo. Zërat e fundit që po përhapen nga subjektet që janë kryesisht me përkrahje nga qarqe të huaja, po kthejnë vëmendjen e urrejtjes ndaj Lëvizjes për Reforma dhe liderit të saj Ziadin Sela. Të jenë të qartë dhe pushteti dhe opozita, se zërat për tërheqjen e Ziadin Selës e bëjnë një endërr, dhe se anëtarësia dhe kryesia ende më fortë po e përkrah ideologjinë dhe politikat e tij kombëtare në Maqedoni, andaj zërat për shpifje nga jashtë do mbesin të pavëmendshme për opinionin. Ndryshe, Ziadin Sela është i gatshëm të pranojë çdo kompromis për të drejtat dhe interesin e popullit shqiptar, por jo dhe nga qarqet e huaja të ndikohet, siç po ndikohen disa subjekte me vizione të errëta për popullin shqiptar këtu në Maqedoni. Të jenë të qetë se beteja kundër të keqes vazhdon, dhe se më të fortë se kurdoherë shqiptarët me Ziadin Selën do jenë gjithnjë.

© fol.mk