Kush po e mban të fshehur hard-diskun me mijëra përgjime, bisedat e këtij lideri politik?

Nga Prokuroria Publike Speciale kanë bërë të ditur se Prokuroria Publike Themelore posedon hard-disk (memorje) me mijëra materiale të përgjuara dhe porosi telefonike nga dy telefonat e liderit të LSDM, Zoran Zaev, informon portali SDK.

Hard-disku është gjetur në zyrën e Zvonko Kostovski i DSK, por ai i është dorëzuar më pas Prokurorisë Speciale. Por kjo dosje nuk ishte përfshirë më parë në materialet e dëshmive, pasi që ai nuk i ishte dorëzuar Speciales dhe se siç thotë kjo e fundit hard-disku ishte fshehur nga Prokuroria Themelore e Zvrlevskit. (INA)