Portali Fol nga burime jozyrtare pranë Lëvizjes Besa mëson se nga kjo parti kanë vetëm një kusht serioz për tu bërë pjesë e qeverisë. Ky kusht nuk është as Gjuha Shqipe e as Platforma Shqiptare, por pozita e drejtorit të RTVM-së.
Ky post për Lëvizjen Besa është shumë i rëndësishëm, pasi kjo është dëshira më e madhe e njërit prej themelueseve dhe ideologëve të saj, i cili më herët edhe ka ushtruar post drejtues në televizionin shtetëror.
Megjithatë ky post është i rëndësishëm edhe për LSDM-në e Zaevit, pasi aty e shohin kthimin e normalitetit të mediave. Nga ana tjetër kandidati i Besës për këtë pozicion, mund të jetë i kapshëm edhe për LSDM-në për shkak të miqësive të vjetra të tij.

© fol.mk