Mungesë hapësire, lagështi, mungesë e dritës së nevojshme por edhe mungesë distance mes librave që të mund të ajrosen, këto janë kushtet në të cilët funksionon aktualisht biblioteka e Tetovës. Edhe pse në kohë pandemie, numri i lexuesve të kësaj biblioteke është shtuar për më se 2000.

Në një hapësirë prej 250 metra katror, janë vendosur rreth 80.000 tituj librash. Mes raftesh mezi lëvizet, vend për titujt e ri nuk ka andaj, biblioteka heq një pjesë të librave për t’i zëvendësuar ato me prurjet e reja.

“Funksionojmë dhe veprojmë me një hapësirë minimale, 250 metra katror. Kjo vërtetë shkakton një problem shumë të madh, shkaku se nuk kemi hapësirë ku t`i vendosim titujt e ri që kërkohen kurse ne domosdoshmërish duhet të jemi në hap me kërkesat e lexuesve. Ne nga mungesa e hapësirës, jemi të detyruar që t’i mbingarkojmë raftet ku vendosen ata dhe kjo shkakton edhe dëmtimin e tyre. Ka edhe çështje të tjera pra fatkeqësisht kjo bibliotekë nuk plotëson asnjë standard apo kusht të caktuar- de

Zgjidhja e vetme deri në ndërtimin e objektit të ri ku do të zhvendoset biblioteka, gjithsesi se do ishte gjetja e një hapësire tjetër më të madhe. Kjo kërkesë që është bërë me vite në Ministrinë e Kulturës asnjëherë nuk ka marrë përgjigje pozitive thotë drejtori Mahi Murtezani.

Ne vazhdimisht si institucion kemi përsëritur kërkesat për hapësirë për mjete, për kuadër për krejt, çdo herë na është thënë të presim se objekti është në përfundim e sipër! Do ishte mirë që ministria të na gjej një lokalitet tjetër sepse kam potencuar disa herë, aty përveç librave që i kemi e kemi edhe shtypin ditor që nga 1945, gazetën zyrtare, por këto kërkesa që ne permanent i kemi bë kanë hasur në veshë të shurdhë- deklaroi Mahi Murtezani, Drejtor i Bibliotekës së Tetovës

Biblioteka e Tetovës për momentin ka 150.000 tituj librash. Objekti i ri që po ndërtohet është në kuadër të Qendrës së re për kulturë, e cila ndërtohet prej në vitin 2014 dhe nuk do të jetë gati të paktën deri në vitin 2025.