Kuvendi i republikës së Maqedonisë sot në orën 14:00 do ta vazhdojë seancën e 40-të.
Diskutimi për pjesën më të madhe të pikav që janë në rend dite të kësaj seance përfundoi dje, ndërsa deputetët vetëm do duhet t’i votojnë. Mes tyre janë edhe ligjet reformuese për Këshillin gjyqësor dhe për gjykatësit.
Deputetët duhet të diskutojnë vetëm për propozim ligjin për arsim të lartë, në leximin e parë për të cilat sot duhet të deklarohen edhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane.