Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e pestë, ku si pikë të fundit në rendin e ditës është zgjedhja e zëvendës ministrave të Qeverisë.
Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja dje është zhvendosur si e fundit në seancë me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat.
Para se të debatojnë për zgjedjen e zëvendës ministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për miratimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilin do të kërkohet vazhdim të pushimit të lindjes.