Komisioni për çështjet e Zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë verifikoi mandatet dhe rezultatet e zgjedhjeve.  

Nga BESA  shprehën keqardhje për faktin se raporti vazhdon të jetë në gjuhën maqedonase, ndërkohë u shprehën edhe kundër mandatit të Johan Tarçullovskit.

“Më vjen keq që ky raport është në gjuhën maqedonase ndërsa BDI-ja deri dje thoshte se gjuha shqipe është zyrtare. Gjithashtu shpreh shqetësim që në këtë përbërje të Kuvendit është një deputeti i cili është i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe pres që mos të verifikohet mandati i tij”-tha Ibrahimi.

Megjithatë, kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoivski tha se Kuvendi “vendos sipas normave dhe jo sipas qejfeve të dikujt.”

Replikë ndaj Ibrahimit ka pasur edhe deputeti VMRO-së, Ilija Dimovski i cili tha se “nuk është momenti për fushatë zgjedhore sepse ajo ka mbaruar” tha Dimovski.