Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt të Kuvendit Qendror që u mbajt në Gostivar, ku u diskutua rreth shumë çështjeve të aktualitetit politik në vend. Në raportimin për aktivitetet dhe funksionimin e RDK-së nëmes dy kuvendeve, kryetari i RDK-së Vesel Memedi raportoi se vendi gjatë kësaj periudhe kohore është ballafaquar me një nga situatat më problematike dhe delikate që nga pavarsimi i vendit e deri më sot, dhe RDK-ja ka luajtur një rol mjaft konstruktiv gjatë kësaj periudhe delikate. Sipas kryetarit Memedi, viti që lam pas është karakterizuar me aferën e rëndë të përgjimeve që rezultoi me marrëveshjen e Përzhinos. Në të njëjtën kohë, ngjarjet e rënda në Kumanovë gati se nuk solli vendin në prag të luftës civile, por falë komunitetit ndërkombëtarë kjo nuk erdhi. Kryetari Memedi theksoi se RDK-ja tregoi maturi dhe largëpamësi të lartë të manovrimit politik gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe delikate për vendin. Në këtë raportim, si moment pozitiv i kësaj periudhe kohore u përmend krijimi i Aleancës për shqiptarët nëmes RDK-së dhe LR-PDSH-së, si një fillim i mbarë i organizimit politik mbrenda kampusit shqiptarë. 

Anëtarët e Kuvendit Qendror vlerësuan lartë platformën e hartuar nga dy ekipet ekspertësh të RDK-së dhe LR-PDSH-së dhe njëzëri miratuan të njëjtën, që do të shërbej si platformë e përbashkët e Aleancës për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të pranishmit në këtë Kuvend theksuan se platforma e hartuar është një bazament i fuqishëm që ka bashkuar shumë njerëz të vullnetit të mirë në këtë rrugëtim të vështirë të organizimit politik shumë më herrët, dhe do të vazhdoj të jetë synim dhe inspirim për shumë gjenerata të reja që do të na pasojnë në të ardhmen.

Në këtë mbledhje, Kuvendi Qendror i RDK-së njëzëri zgjodhi edhe dy nënkryetar të RDK-së, Prof. Fadil Zendeli si dhe Prof. Binas Pajaziti, që do të fuqizojnë edhe më shumë kryesinë e ngushtë partiake. Në të njëjtën kohë, Kuvendi Qëndror u plotësua edhe me disa anëtarë të ri të kuvendit si dhe zgjodhi kryetarin e ri e Kuvendit Qendror, Muharem Imeri.

Shërbimi për Informim – RDK,

rdk