Kuvendi me 95 vota e ka zgjedhur përbërjen e re të Komisioni Shtetëror për Zgjedhje. Për kryetar është zgjedhur Aleksandar Dashtevski i cili është propozuar nga VMRO-DPMNE.

Nënkryetar është Ditmire Shehu nga BDl, e cila edhe më herët ka qenë në këtë pozitë.

Nga radhët e LSDM-së mandat të ri kanë marrë Boris Kondarko dhe Radica Risteska, ndërsa anëtar është bërë edhe ish ministri i drejtësisë Oliver Ristevski.

Nga VMRO-DPMNE për anëtar është zgjedhur edhe Boban Stojanoski.

Nga radhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa është zgjedhur Krenar Lloga.