Rinia e Kumanovës në praninë e udhëheqsisë së LR-PDSH, kryetarit  Ziadin Sela si dhe një numri të madh të rinisë kumanovare  organizoj Kuvendin e parë zgjedhor të Rinisë së LR-PDSH, Kumanovë, kuvend ky që u shqua me një organizim perfekt dhe modern si dhe me një numër shumë të madh të të rinjëve  të cilët ditë e më shumë po i bashkangjiten radhëve të LR-PDSH.

 Kryetar i Rinisë së LR-PDSH për Kumanovë u zgjodh Beqir Xheladini, student i arkitekturës i cili në një pjesë të fjalimin e tij tregoj arsyet se përse kishte vendosur ti  bashkangjitet LR-PDSH .

“Pa dyshim se ka me mijëra arsye se përse une si i ri dhe besoj se edhe ju të gjithë  kemi marr këtë vendim që ti bashkangjitemi LR-PDSH  sepse është subjekti i vetëm politik apo partia e vetme poltike e cila ka një statut demomratik ku çdo i ri apo e re do ta gjente vetën , si dhe ka një platformë   të qartë dhe të pastër e cila plaformë është dokumenti i vetëm që garanton zgjidhjen një herë e përgjithmonë të çështjesh shqiptare në  Maqedoni “

Rininë kumanovare emocionoj fjalimi përplot me emocione i Rexhail Azirit i njohur si Hoxha i Lëvizjes i cili ju drejtua rinjëve duke ju thënë

“ O ju të rinjë, ju që jeni e ardhmja jonë  ,e ardhmja e popullit shqiptarë të keni kujdes të qëndroni sa më larg sëmundjes e cila e ka instaluar BDI dhe dëshiron të naj helmon të rinjtë. Ne nuk ju themi ejani me ne sepse do tju punësojmë  ne ju themi se ejani me ne që së bashku ta ndryshojmë gjendjen e popullit, ardhmërinë e këtij vendi ardhmërinë tuaj dhe të fëmijëve tanë.

Nëse dëshironi të mbusheni me diploma dhe ti plotsoni indekset me nota për tu dhënë votën atyre atëher shkoni te BDI, por nëse dëshironi ndryshimin e vërtetë atëher ejani me ne që së bashku ta ndryshojmë  gjendjen.

Në fund të kuvendit rinisë Kumanovare ju drejtua edhe kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela i cili  tha se çdo herë kur vjen në Kumanovë befasohet për të mirë dhe se çdo herë kur del përpara të rinjëve kumanovarë ngjallen emocione të veçanta .

“Unë kam qenë në Kumanovë shumë herë, kam qenë në ditë të vëshira kam qenë edhe në ditë të mira , uroj që tani e tujte të vijmë vetëm për të mira sepse Kumanovarët e posaqërisht rinia kumanovare ka vuajtur shumë këto vite duke kaluar vitet më të vështira  dhe për këtë vuajtje ka një adresë ajo është BDI dhe strukturat udhëheqëse të saj  të cilat lejuan nëpërkëmbjen e shqiptarëve  dhe të rinisë shqipëtare.

Ne së bashku me ju, së bashku me popullin duhet ti dënojmë ata që erdhën e kërkuan djemt e vajzat  për të na çliruar dhe populli ua dha bijtë dhe bijat më të mira, kërkuan edhe paratë sepse duheshke para, populli ua dha paratë, nuk ndaluan me këtë dhe vazhduan duke thënë se nuk luftuan për të na çliruar po për të drejta dhe për ti realizuar të drejtat duheshkan vota dhe populli zemër gjërë ua dha edhe votën dhe çfarë bënë këta e tërë këtë vullnet dhe dëshirë të madhe të shqiptarëve për ndryshime e shiten te maqedonasit për interesat e tyre të ngushta personale  andaj ne duhet tu themi njëherë e përgjithmonë ndal dhe tu tregojmë se ku e kanë vendin.“  U shpreh kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela përpara rinisë kumanovare .

ku-2 ku-3 hoxha hoxha-2