Ky do të jetë ministri shqiptar nga LSDM në qeverinë e re

Edmond Ademi, anëtari i bordit ekzekutiv të LSDM-së do të jetë një nga ministrat e kabinetit të ri qeveritar të Zoran Zaev.

Ai ishte paralajmëruar edhe nga vetë Zaev se do të jetë njëri nga ministrat e kabinetit të ardhshëm, pasi nuk ishte përfshirë në listat për deputetë.

Jozyrtarisht mësohet se ai mund të jetë ministri i ardhshëm i punëve të jashtme, transmeton INA.

Edmond Ademi, nga Tetova, është i diplomuar në sociologji dhe filozofi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.

Gjatë karrierës së tij ka punuar në misionet OSBE, BERZH, ambasadën amerikane, këshilltar i ministrisë së mbrojtjes gjatë një periudhe të shkurtër dhe drejtues i një Instituti hulumtimesh Liberta.