Ishte gushti i vitit të kaluar, kur avokati më i zëshëm në Shqipëri, Altin Goxhaj, i cili tash është helmuar në mënyrë të sofistikuar kishte publikuar një dokument që sipas tij, i takonte fondacionit Soros, dokument ky që ka të bëjë me ndarjen e Kosovës. Dihet mirë që idenë për copëtimin e territorit te Kosovës, e kanë përkrahur shumë shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës.
Në dokumentin e publikuar nga Goxhaj, nuk është shumë për t’u befasuar me atë se çka është gjetur aty. Njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu, miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit, ka gisht në këtë punë. E dihet mirë përkrahja e madhe e tij që i ka bërë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit shqiptar Edi Ramës. Avokati Altin Goxhaj, kishte reaguar ashpër në lidhje me mundësitë për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Goxhajt, dokumenti është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është përgatitur copëtimi i Kosovës. Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Goxhaj ka zbuluar dokumentin në fjalë, ndërsa thekson se sipas tij është hartuar nga një degë e fondacionit Soros. Goxhaj më tej thotë se dokumenti është përgatitur nga Baton Haxhiu, të cilin e cilëson edhe si këshilltari i Ramës. “Ja Dokumenti me 450 faqe ne 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës që u përgatit nga Fondacioni Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzos: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “me të mirën e Greqisë”!!!”, shkruante Goxhaj në postimin e tij./BotaSot