Ky është fati i universit sipas shkencëtarëve

Sipas shumicës së ekspertëve, vdekja e universit tonë do të jetë e ftohtë dhe graduale. Por një studim i ri i shkencëtarëve portugezë sugjeron se procesi mund të jetë shumë më i fortë.

Ekspertët nga Universiteti i Lisbonës, janë marrë me trajtimin e kësaj çështje më thellë se kushdo tjetër deri më tani dhe kanë gjetur se jeta e universit mund të përfundojë me “copëtimin e madh” që do t’a shkaktonte energjia e errët, shkruan “Daily Mail”.

Sipas vlerësimeve aktuale, në universin tonë, 68 për qind e energjisë llogaritet si energji e errët, një formë hipotetike e energjisë që drejtpërsëdrejtë kundërshton forcën e gravitetit.

Ky fenomen është aq shumë i pakapshëm sa që shkencëtarët kanë shumë pak informacion në lidhje me të.

Ajo që dihet është që shkakton zgjerimin gradual të universit, i cili ngadalësohet nga tërheqja e fortë gravitacionale mes galaktikave.

Teoria më popullore është se gjithësia do të vdesë ashtu që galaktikat dhe planetet aq shumë do të largohen nga njëri tjetri sa që çdo objekt do të izolohet dhe të ftohet ashtu që bashkëveprimi i ndërsjellë nuk do të jetë më i mundur. Një skenar i tillë mban dy emra, “Big Freeze” (Ngrirja e madhe) dhe “Hot Death” (Vdekja e nxehtë).

Megjithatë, në dekadat e fundit, shkencëtarët kanë filluar të shqyrtojnë skenarë të rinj të mundshëm, ndërsa pyetja më e madhe që vjen është “Po në qoftë se materia e errët nuk sillet siç është parashikuar nga njerëzimi?”

Sipas teorisë së re, në vend të shkaktimit të zgjerimit të qëndrueshëm të universit, energjia e errët mundet eventualisht në fakt që t’a përshpejtojë, duke çuar në çarje të madhe kozmike. Ashtu si zgjerohet gjithësia, materia bëhet më e dendur.

Edhe pse ekspertët kanë provuar më parë që të vërtetojnë se kjo nuk është e mundur, kjo teori ende nuk është hedhur poshtë.