Mbrëmë u mbajt nata finale e spektaklit ‘The Voice of Albania’ ku fitues u zgjodh Klinti Çollaku.

Në natën e mbrëmshme gara ishte më e fortë se asnjëherë më parë edhe pse kishin mbetur vetëm katër finalistë, Anxhela, Klinti, Lisi dhe Lidia, shkruan lajmi.net.

Të parët që lanë garën ishin Anxhela dhe Lisi, për të vazhduar nën ethe Klinti dhe Lidia, kjo e fundit me trajnere Rona Nishliun.

Por ishte konkurrenti i Alban Skënderajt, Kliniti ai i cili mori trofeun e kësaj mbrëmjeje me plot të papritura.

I ftuar në këtë mbrëmje kishte qenë edhe këngëtari Albert Stanaj, i cili për ‘The Voice’ ka përformuar live.