Trajneri De Biasi tashmë e ka thuajse të konturuar 11-en titullare.

Skema do të jetë ajo e përdorur në shumë takime, pra 4-3-2-1 me forca të përqëndruara në mesfushë.

Për të hyrë më në detaje, në kuadrat do të vendoset Berisha, mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe kapiteni Agolli.

Lila, Abrashi e Xhaka do të formojë 3-en në qëndër të mesfushës , ndërsa Roshi i rekuperuar e Hyka do të mbulojnë krahët e këtij reparti.

I vetëm në sulm do të jetë Bekim Balaj.

Porte:         • Berisha

Mbrojtje:   • Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli

Mesfushe: • Lila, Abrashi, Xhaka, Roshi, Hyka

Sulm:          • Balaj