Telefoni celular është bërë një zgjatim i dorës sonë dhe vetëm ideja që mund të jemi larg tij na çmend.

Mënyra moderne e jetës, komunikimi përmes mediave sociale dhe madje edhe puna jonë varen plotësisht nga telefoni ynë.

Kjo është arsyeja pse ne duam që aparati të jetë gjithmonë me bateri dhe gjithmonë pranë nesh.

Gabimi që u bë zakon

Zgjidhja më e sigurt për të shmangur mbarimin e baterisë, siç rëndom bëjmë, është të lëmë celularin të karikohet gjatë gjithë natës. Është e gabuar.

Karikimi i telefonit brenda natës është një gabim i madh që kushton shumë në jetëgjatësinë e baterisë.

Shkaku është frekuenca e lartë që kalon përmes energjisë elektrike dhe dobëson baterinë.

Në fakt, ne as nuk kemi nevojë ta lëmë celularin të karikohet deri në fund. Një bateri e ngarkuar me një normë deri në 80% bën që bateria të jetojë më gjatë.