Gjatë gjithë ditës së djeshme kanë vazhduar negociatat në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së për mundësinë e partneritetit me njëra tjetrën në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, nuk është arritur asgjë.

Pati informacione të ndryshme, deri të mundësia e ndarjes së posteve, në rast se do të ndodhte një koalicion i tillë.

Periskopi merr vesh se kushti final i Vetëvendosjes është që LDK t’i bashkohet listës së kësaj partie dhe të pranojë kandidimin e Albin Kurtit për kryeministër.

Mësohet se kjo është oferta finale e Vetëvendosjes për LDK’në dhe karshi kësaj kërkese nuk ka tërheqje.

Vetëvendosje dje ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë se LDK ka qenë ajo që ka kërkuar takime me të për të diskutuar mundësitë e koalicionit.

Ky ishte njoftimi i Vetëvendosjes:

Nga mbledhja e Kryesisë

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këto zgjedhje.