Herbert Hainer është presidenti i ri i Bayern Munich.

Në mbledhjen e bordit të klubit gjerman sot, është votuar në favor të 65-vjeçarit për ta zëvendësuar Uli Hoeness, shkruan Zëri.info.

Hoeness shërbeu në krye të Bayern Munich nga viti 2009 deri në vitin 2014 dhe sërish prej vitit 2016.

“Bayern Munich është klubi më i mirë në botë. Është nder dhe krenari e madhe të jem këtu para jush sot”, ka thënë presidenti i ri i klubit bavarez.

Tuttje, Hainer ka lavdëruar edhe paraardhësin e tij.

“E lavdëroj Hoeness për punën e tij. Çfarë ju keni arritur me klubin është thjesht e jashtëzakonshme”, ka thënë Hainer.