Maqedonia është gjendur në mesin e shteteve që kërkohet më së shumti në platformën ndërkombëtare online për orientim dhe turizëm ‘Trip Advisor’.

 

Mënyra e nxjerrjes së informacioneve është bërë sipas rubrikës ”Thing to do” në platformën më të njohur për turistë ‘Trip Advisor’

Për Maqedoninë ndërkombëtarët kanë kërkuar: Liqenin e Ohrit dhe vendbanimet tjera përreth. Shën Naumi, qyteti i Strugës, Ohrit dhe Prespës.

Në Bullgari është kërkuar më së shumti lagjja Nessebar. Në Kosovë është kërkuar Muzeu Etnografik. Në Serbi më së shumti është kërkuar Kalaja e Beogradit. Në Shqipëri turistët më së shumti janë kërkuar Rrënojat e Butrintit. Në Greqi turistët kanë kërkuar më së shumti të shkojnë në Akropol./Telegrafi/