Një i burgosur gëlltiti një celular për t’i shpëtuar inspektimit të gardianëve në qeli dhe një dënimi të mundshëm.
Por telefoni i ngeci në stomak duke i rrezikuar shëndetin brazilianit, e për pasojë mjekët i çanë stomakun për ta nxjerrë pajisjen.
Ai rezistoi për dy javë, por më pas u ankua se kishte dhimbjie të forta.
Ky është rasti i parë i gëlltitjes së një celulari që përfundon në stomak.
Në 2013, një tjetër braziliane, Adriana Andrade, gëlltiti celularin për të mos lejuar të dashurin të zbulonte tradhëtinë e saj me një tjetër person.