Rënia e flokëve është shndërruar në problem të madh për të dy gjinitë, dhe si e tillë, prek vetëbesimin e secilit që përballet me këtë problem.

Njerëzit shpesh përdorin metoda të ndryshme për ti kthyer flokët në gjendje të më pashme mirëpo kjo shpesh nuk funksion ose vetëm se i përkeqëson gjërat, transmeton Indeksonline.

Kur dikush ankohet për rënie flokësh, gjëja e parë që na vjen në mend është plakja. Por, plakja nuk është i vetmi faktor sot.

Si pasojë e mënyrave moderne të jetesës, ambientit dhe faktorëve që lidhen me ndotjen, stresit dhe toksinave në ushqim, edhe njerëzit në moshë të re po përballen me humbjen e flokëve.

Mirëpo, për këtë ekziston një losion të cilin mund ta përgatisni vetë e që është tejet i dobishëm për problemin me rënien e flokëve.

Përbërësit: 2 lugë të mëdha vaj Kastor 1 të kuq të vezës 1 lugë të madhe mjaltë

Merrni një tas dhe përzini të gjithë përbërësit së bashku duke u siguruar se janë përzier mirë. Aplikoni përzierjen butësisht në rrënjët dhe në tërësi në flokët tuaj. Vendosni një kapelë dushi dhe lëreni të qëndrojë për së paku dy orë.

Pastroni flokët më pas me një shampo dhe mund edhe të përdorni ndonjë maskë të caktuar për flokët më pas. Sa i përket losionit të përgatitur, është mirë që të përdorni dy herë në javë përgjatë dy muajve.