Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri – Labi, ka reaguar pas raportimit se ai pritet të jetë kandidat i përbashkët i AKR-së, PDK-së, AAK-së e Nismës në zgjedhjet lokale në Ferizaj.

“Reagim lidhur me këtë lajm!!

A e dini kur thoshin gjyshet tona, na e sjellni evlad ‘ Kulluesen që ta kullojmë qumshtin( tam’lin)

Edhe kjo është rrenë e kulluar siq është më së miri. Unë nëse dal për kryetarë, dalë vetëm në radhet e AKR-së.

Asnjeherë sështë diskutuar ky kusht. Dhe për ne nuk vjen në shprehëje interesi personal, në krahasim siq është interesi Shtetit.

Pra, për ne, primare janë interesat shtetërore.

Akr-ja e ka dëshmur edhe më herët.

Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilat do qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar.

Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuarë mundësitë për të dalë vendi nga kriza kaq.

Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tani më gjithçka do të ecën përsëmbari.

Me të mira!

Labi