Labinot Tahiri është njëkohësisht edhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, i cili tashmë është edhe kandidat për deputet nga lista e koalicionit LDK-ARK-Alternativa.

Ai, ka treguar përmes një statusi në rrjetet sociale se i ka mbetur vetëm edhe pak kohë që të përshëndetet me muzikën.

“Familjar e ju publik i dashur, edhe pak kohë më kanë mbetur deri në fund të shtatorit që ta përshëndes gjënë më të shtrenjtë që kisha, Muzikën”, ka thënë Labi.

Ja statusi i plotë i tij:

“Miq e dashamirë!

Kolegë të artit e të muzikës!

Familjarë e ju publik i dashur, edhe pak kohe me kane mbetur deri ne fund te shtatorit që ta pershendes gjêjen me te shtrejte që kisha Muziken!

Do e le me shume krenari, sepse forcen dhe vullnetin ma krijoj Zoti, per te vetmen deshire…! Deshiren që ta shoh pupullaten time të buzeqeshur dhe duke ua krijuarë një jetë me të mirë, e jo duke i lenë që të deshprohen edhe me shumë apo duke e mallkuar vendin tone me lloj-lloj padrejtesitë….! Unë tani jam ne listen e deputetëve qê të shkelë kemba ime në Parlamentin e KOSOVËS SE SHQIPËRISË.

Faleminderit të gjithëve ne cdo dite qe kemi nda sebashku qe nga fillimi karrieres sime e deri me tash.

Shumica me njihni, i njejt do qendroj, por gjithnje i pa ndryshuar si nje Sherbetorë’.