Lagjja e Sllupçanit që dha dy dēshmorë, invalidë e martirë, sot në kushte mjerimi (FOTO)

Këto janë rrugët e një një lagjeje në zemër të Sllupanit të Kumanovës. Banorët e mbi 70 shtëpive çdo ditë përballen me probleme gjatë lëvizjes së tyre, pasi që balta dhe puset masive çdo ditë bëhen edhe më të mëdha.

Kjo rrugë është njëra prej tre rrugëve kryesore te fshatit që shpie për te varrezat, shkolla dhe e lidhë fshatin me Orizaren. Çdo ditë në këtë rrugë kalojn mbi 200 nxënēs tē fshatit,të cilët përballen me vēshtirēsi, lloç dhe papastërti gjatë udhëtimit.

Banorët disa herë kanë apeluar për rregullimin e kësaj rruge, por sipas tyre kanë hasur në veshë të shurdhër dhe neglizhencë. Ata flasin se një nga arsyet është se kjo lagje nuk voton BDI dhe nuk ka qenë përkrahëse e kësaj partie. Ajo që është më tragjike dhe tmerruese, për sllupçanasit, është se nuk ndihmohet kjo lagje që ka dhënë shumë për luftën e UÇK-së në vitin 2001, dy dēshmorë, invalidë, martirë dhe shumë ushtarë. /INA

sllupcan1 sllupcan2