Banorët e lagjës së Studentëve në Tetovë , kanë filluar rregullimin e rrugëve, në mungesë të mbështetjës së autoriteteve komunale. Nëpërmjet parave që kanë arritur të grumbullojnë, kanë shtruar rrugën me rërë kurse i bëjnë thirrje komunës që të vendosen pllakat e begatonit.

“Nuk ka interes nga komuna, këto janë vetëm reklama të tyre. Çdo gjë që ndodh këtu dritat, ndodhitë si vjedhje të ndryshme askush si merr parasysh as policia as komuna.”, ankohen disa banorë.

Në anën tjetër, kryetari i këshillit komunal të Tetovës, Hisen Xhemaili, premtoi edhe një herë se punimet në këtë lagje do të fillojnë menjëherë pas miratimit të planit për investime në këtë rajon.
Kjo lagje e qytetit të Tetovës, është bërë brengë e madhe për banorët e kësaj lagje. ku shpesh ndodhin vjedhje, rrahje dhe është shndërruar madje edhe në çerdhe narkomanësh.