“Lagjja e Trimave”, dëshmon i akuzuari Valdet Zekaj

Në seancën gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave” , sot pritet që të dëshmojë I akuzuari Vadet Zekaj.

Në seancën e fundit para trupit gjykues pati dëshmuar i akuzuari me nënshtetësi gjermane, Enver Hoxha-Klain, i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat për terrorizëm duke thënë se në Maqedoni ka qenë i ftuar pas shqetësimeve të paraqitura lidhur me të drejtat e shqiptarëve. Por, në dëshminë e tij ai nuk ka përmendur asnjë emër lidhur me pretendimet se ka qenë i ftuar për të mbrojtur shqiptarët në rast të përshkallëzimit të situatës e cila u tensionua pas publikimit të skadalimit me bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve shtetëror.

Në rastin “Lagja e Trimave” akuzohen gjithsejt 37 persona nën veprën penale “Terrorizëm”, për përleshjet e armatosura që ndodhën më 9 dhe 10 maj në të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.