Vazhdimi i Qeverisjes së Nikolla Gruevskit në Maqedoni, përbën një rrezik të madh për 37 të akuzuarit e grupit të Kumanovës, ndaj të cilëve është duke vazhduar gjykimi.​ Kështu kanë vlerësuar njohësit e rrethanave politike në Maqedoni.

“Më duhet ta ripotencojë, pa modesti, se kam qenë ndër të vetmit intelektualë dhe politikanë, që kam deklaruar publikisht edhe atë disa herë në televizionet kryesore të Tiranës dhe Prishtinës, se rasti i Kumanovës – ‘Lagjja e Trimave”, dyshoj se është i inskenuar nga Qeveria Ahmeti-Gruevski, me qëllim për të zhvendosur vëmendjen e oponionit të Maqedonisë nga problemet e mëdha reale, që po trokisnin në shtëpinë e çdo qytetari”, ka thënë analisti politik nga Maqedonia, Fejzi Hajdari

Vazhdimi i Qeverisjes së Nikolla Gruevskit në Maqedoni, përbën një rrezik të madh për 37 të akuzuarit e grupit të Kumanovës, ndaj të cilëve është duke vazhduar gjykimi. Kështu kanë vlerësuar njohësit e rrethanave politike në Maqedoni, të cilët kanë theksuar se ngjarjet e 8 dhe 9 prillit ku mbetën të vrarë 10 shqiptarë, janë të inskenuara nga politika maqedonase. Derisa në Maqedoni është duke vazhduar gjykimi i ndaj Grupit të Kumanovës, babai Val Zekajt, njërit prej të akuzuarve në këtë grup, ka shpalosur fakte lidhur me rastin që tronditi shqiptarët në maj të vitit 2015. Babai i luftëtarit, Val Zekaj në Rubikon ka thënë, se vrasja e parë në Betejën e Kumanovës, është bërë në front, ndërsa të tjerat jo. “Ata që janë vrarë në front dihet. Sa i përket vrasjes, i pari është vrarë Zymberi. Për vrasjet tjera, thuhet dhe është e vërtetë se nuk janë vrarë në front”, ka thënë ai.

Montimi i rastit të Kumanovës

Ndërkaq, njohësit e rrethanave politike dhe shoqërore në Maqedoni, konsiderojnë se gjykimi ndaj 37 personave të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 8 dhe 9 majit 2015, në Kumanovë, do të përfundojnë me padrejtësi ndaj shqiptarëve të akuzuar. Analisti politik nga Maqedonia, Fejzi Hajdari, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vazhdon të dyshoj, se rasti i Kumanovës, ‘Lagjja e Trimave”, dyshon se është i inskenuar nga Qeveria, Ahmeti-Gruevski. “Më duhet ta ripotencojë, pa modesti, se kam qenë ndër të vetmit intelektualë dhe politikanë, që kam deklaruar publikisht edhe atë disa herë në televizionet kryesore të Tiranës dhe Prishtinës, se rasti i Kumanovës – ‘Lagjja e Trimave”, dyshojë se është i inskenuar nga Qeveria Ahmeti-Gruevski, me qëllim për të zhvendosur vëmendjen e oponionit të Maqedonisë nga problemet e mëdha reale, që po trokisnin në shtëpinë e çdo qytetari. Madje, Gazeta Lajm e Shkupit disa herë para se të ndodhte konflikti i armatosur kishte tërhequr vëmendjen, se Qeveria mund të inskenojë ndonjë incident (si shumë herë më parë) për shkak se ndodhej para problemeve të mëdha”, ka thënë Hajdari. Sipas tij, dëshmitë e ditëve të fundit, të të burgosurve të rastit “Lagjja e Trimave” në procesin gjyqësor në Shkup, por edhe deklarata e prindit të Val Zekajt në televizor, pak a shumë bëjnë me dije se ky rast është i montuar, ashtu siç dyshojë edhe unë por edhe shumica e shqiptarëve të Maqedonisë. “Të burgosurit e “Lagjes Trimave” përmendin inspektorë policie të cilët janë emëruar pikërisht nga partia e ALi Ahmetit. Madje, ata përmendin kontaktet me zyrtarë të lartë të BDI-së. Kjo si duket dalngadalë po e plotëson mozaikun e dyshimit për kurdisjen e rasti të Kumanovës nga ana e partisë së Ali Ahmetit dhe partisë VMRO-DPMNE”, ka nënvizuar ai. Më tej, Hajdari ka theksuar, se fati i të burgosurve do të vazhdojë të jetë i vështirë dhe i rëndë me maltretime dhe dënime drakonike, nëse kjo Qeveri antishqiptare (BDI-VMRO, do të vazhdojë të jetë akoma në pushtet. “E vetmja shpresë mbetet ardhja eventuale në pushtet e Opozitës shqiptare sëbashku me opozitarin maqedonas Zoran Zaev, që për momentin duket shumë e vështirë për shkak të numrave të deputetëve. Por, gjithsesi zhvillimet politike ditëve në vazhdim do të jenë shumë interesante dhe nuk përjashtohet asgjë, nga skenarët më të errët nga ana e ‘binomit politik” Gruevski-Ahmeti. Njëherësh ditëve të fundit për herë të parë pas një periudhe relativisht të gjatë, zëshëm dhe ashpër ka reaguar edhe BE-ja por edhe Ambasada e SHBA-ve, rreth refuzimit të Presidenti Ivanov për t’ia dhënë Zoran Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë së Shkupit. Pra angazhimi më aktiv i ndërkombëtarëve në formimin e Qeverisë nga Opozita, është një sinjal shprese, se zhvillimet pritet ta marrin rrugën e mirë. Gjithsesi vetëm mbetet të shpresohet”, ka thënë ai.Të implikuara në ngjarje edhe shërbimet e fshehta

Për analistin Xhenis Sulimani, nuk ka seancë gjyqësore që ka vijuar deri më sot e që në të njëjtat nuk është përmendur ndonjë emër i shërbimeve të fshehta në Maqedoni ose i MPB-së. “Dëshmi kjo shumë bindëse, se rasti ka shkuar ashtu siç dikush ka planifikuar. Skenar i errët/djallëzor me viktima që as që kanë pas haber se pse gjenden në atë lagje apo pse duhet vepruar ashtu siç kanë vepruar. Për momentin po vijojnë dëshmitë e të akuzuarve dhe nga ajo që është zbardhur deri më tash dalin shumë të panjohura, që mendoj se me kalimin e kohës dhe me dëgjimin e dëshmitarëve tjerë do të zbardhen skajshmërisht. Ata do të dënohen, sepse grupit i është gjetur armatim dhe disa prej tyre, nga dëshmitë e deritanishme edhe kanë kontaktuar me policinë e Maqedonisë, që do të thotë se ka dëshmi për lëvizjen e tyre dhe për sulmin e karaullës në Gushincë”, ka thënë Sulimani. Megjithatë, ai ka theksuar se, qëllimi i avokatëve është që grupit t’i hiqet akuza për organizim terrorist dhe terrorizëm. Ai ka potencuar se, një rezultat i këtillë i avokatëve ,do t’ua ulte dënimin grupit që vepruan në Gushincë e pastaj edhe në Kumanovë. Ndërkaq, sipas analistit Arben Zeqiri, është absurde të besohet se një grup ushtarësh me përvojë në disa luftëra guerile do të vendosnin të izolohen në një lagje urbane, duke aluduar kështu në grupin e Kumanovës. “Kjo dëshmon, se ata nuk kishin hyrë për luftë, por dikush i ka thirrur me pretekste të ndryshme si në të kaluarën. Jam i bindur në deklaratat e ushtarëve të burgosur të cilët tani tregojnë se janë ftuar vetëm për presion politik, por jo edhe për veprime ushtarake. Edhe në të kaluarën këta djem kanë shërbyer si shpinë për shqiptarët e Maqedonisë dhe ua kanë treguar dhëmbët gjithë atyre që kanë tentuar ti shkelin shqiptarët në Maqedoni. Por, kësaj radhe ata u tradhtuan fillimisht nga shokët e tyre brenda subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, ndërsa i gjithë skenari ka qenë i përgatitur nga shërbimet sekrete maqedonase”, është shprehur ai.Politika ka në dorë fatin e të akuzuarve

Më tej analisti Arben Zeqiri ka theksuar se, vrasja dhe burgosja e tyre e inskenuar nga shërbimet dhe realizuar nga politika shqiptare, duhej të shkojë si kurban për të defokusuar opinionin dhe për të shpëtuar kriminelët politik nga radhët e pushtetit. “Nëse nuk ndryshon Qeveria ata do të burgosen përjetësisht të gjithë. Nëse ndryshon Qeveria në Maqedoni fillimisht duhet të pritet që të ketë lehtësime dhe të dënohen me disa vite burg, ndërsa në një të ardhme të afërt, pasi të zbardhet i gjithë rasti ata duhet të lirohen me një vendim gjyqësorë si viktima të një komploti politik ose të amnistohen me një vendim të Kuvendit të Maqedonisë ose Presidentit si pjesë e një procesi të transformimit të sistemit shtetëror dhe politik në Maqedoni. Por, kjo nuk mund të pritet përderisa në Qeveri të jenë politikanët të cilët kanë qenë të përzier në këtë skenar”, është shprehur ai. Ndërkaq, sipas Mensur Krasniqit, magjistër i shkencave penalo-juridike, pohimet e babait të Val Zekajt se gjithë viktimat nga grupi i armatosur shqiptarë janë vrarë pas përfundimit të betejës nuk paraqesin ndonjë element të ri të rastit në fjalë. “Këtë së fundmi e kishte pranuar edhe bashkëluftuari i viktimave të UÇK-së, Sami Ukshini. Konflikti i natës së 9 dhe 10 majit në “Lagjen e Trimave-Kumanovë” ndërmjet forcave policore maqedonase dhe grupacionit të armatosur, UÇK-së, nga Prokuroria Themelore është cilësuar si vepër penale “organizim terrorist”. Nga praktika gjyqësore e rasteve të mëparshme si ajo e “Monstrës”, me ç‘rast u dënuan me burgim të përjetshëm 7 shqiptarë të pafajshëm pa asnjë dëshmi faktike, rasti i Kumanovës është një lëndë më specifike, por që Prokuroria pretendon se disponon me argumente të shumta për veprën me të cilën ngarkohen të akuzuarit. Si rrjedhojë e kësaj, dhe neglizhencës së politikanëve shqiptarë të pushtetit në Maqedoni, jam skeptik të një epilogu pozitiv përfundimtar të kësaj lënde”, ka thënë Krasniqi. Gjithmonë duke u mbështetur në deklaratat e të akuzuarve para gjykatës dhe dëshmitarëve, Krasniqi, ka potencuar se, mund të konstatohet se rasti i Kumanovës, paraqet shembullin e një skenari të montuar politikisht, viktimë e së cilës rranë ushtarët më të mirë që kishte Ushtria çlirimtare Kombëtare ndonjëherë. “Një argument tjetër tejet i rëndësishëm që mund të shërben si bazë për ta justifikuar qëndrimin se ky rast është i montuar, është deklarata e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, ku kategorikisht mohon të ketë njohur ndonjërin nga të involvuarit e këtij rasti. Ndërsa nga ana tjetër, vet Sami Ukshini , ka përgënjeshtruar Ahmetin, sepse sipas tij lideri i BDI-së ka qenë bashkëluftarë i UÇK-së në luftërat e Kosovës dhe Maqedonisë, vitin 1999, gjegjësisht 2001”, ka përfunduar ai./BS/