Pas përfundimit të forumit virtual të Alpbachut, është deklaruar edhe emisari për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përpos një procesi të sinqertë dhe të mirëfilltë të zgjerimit për rajonin, raporton Zeri.info

Madje, për këtë thekson se janë pajtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Zoran Zaev.

”Këtë mëngjes, diskutova marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si pjesë e Forumit Evropian të këtij viti Alpbach. Të gjithë u pajtuam se nuk ka alternativë për një proces të sinqertë dhe të mirëfilltë të zgjerimit për rajonin”, ka shkruar ai në Twiter.

Edhe kryeministri Kurti mori pjesë virtualisht në këtë forum, ku kritikoi BE-në për qasjen ndaj Kosovës në veçanti. /Zëri