Real Madrid ka bilanc fantastik në Santiago Bernabeu në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
 

Real Madrid ndeshet sonte me Atletico Madridin në duelin e tyre të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” mbështeten nga bilanci i mirë i takimeve në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid nuk ka pësuar humbje në shtëpi nga viti 2015.

Schalke 04 ishte skuadra e fundit që mposhti Real Madridin në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampionëve.