Lajm i Fundit/ Bllokohet qendra e Shkupit, prezencë e madhe policore (Foto)

Janë bllokuar dy rrugë të mëdha në qendër të Shkupit. Shkak për këtë bllokim është protesta e qindra qytetarëve të përkatësisë boshnjake para gjykatës në Shkup, ku kërkojnë shfuqizim të arrestit të shqiptuar për biznesmenin Sead Koçan.

“Liri për Seadin, drejtësi për boshnjakët. Maqedonia, Maqedonia”, ishin brohoritjet e protestuesve, në mesin ë të cilëve vëreheshin edhe të punësuar në kompaninë “Transmet”, pronar i së cilës është Koçan.

Gjykata ka shqiptuar paraburgim 30 ditor për biznesmenin Koçan, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, për shkak të dyshimeve për falsifikim të dokumenteve për pjesëmarrje në një tender. Ai për momentin gjendet jashtë Maqedonisë.

Boshnjakët janë ndër bashkësitë më të vogla etnike në Maqedoni, mirëpo me protestën e sotme treguan se janë të mobilizuar. Në Maqedoni dhjetëra shqiptarë janë të dënuar në procese të dyshimta gjyqësore, mirëpo me i thirrë shqiptarët (që janë rreth 700 mijë) në protesta kundër këtyre padrejtësive, pyetja e parë që e parashtrojnë është: Kush na garanton se nuk do të na rrahë policia?

bllokade 1_wm