Sot në orët e hershme të mëngjesit nga shkaqe ende të panjohura, është djegur vetura e Komisionit zgjedhor në Gostivar. Në veturë ka qenë materiali zgjedhor nga votimi në Komunën e Gostivarit.
Në incident nuk ka persona të lënduar, raporton SDk.mk.

Gostivari është Komuna ku BDI pësoi humbjen më të thellë, kështu që në rrjetet sociale kanë filluar të paraqiten komente dyshuese lidhur me shkaqet e djegies së veturës.
“Sot në ora 4 e 30 minuta të mëngjesit, në SPB Tetovë është raportuar se është djegur veturë ‘Ford Tranzit’ me targa të Gostivarit, që e ka drejtuar 35 vjeçari F.A. në afërsi të pikëpagesës në Tetovë. Materiali nuk është dëmtuar fare dhe është transferuar në veturë tjetër me të cilën është dërguar në KSHZ”, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.