Kuvendi i Maqedonisë në pjesën e pasdites nga vazhdimi i katërt i seancës solli ndryshime në Kodin zgjedhor me çka do të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve lokale në gjysmën e parë të tetorit dhe vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave.

Gjithashtu, solli edhe ndryshime në ligjet për arsimin tetëvjeçar dhe të mesëm dhe për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet u mundësua heqja e testimit ekstern i cili zbatohej që nga vitit 2013.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës VMRO-DPMNE.

Paraprakisht sot Kuvendi miratoi vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të RM-së.