Lideri i LSDM-së Zoran Zaev me siguri do të fitojë mandatin për përbërjen e re qeveritare nga presidenti Gjorge Ivanov të enjten, një ditë para skadimit të afatit të paraparë ligjor, brifojnë nga kabineti presidencial, njofton Fokus.

“Me rëndësi është se ekziston vullnet që të zgjidhet situata dhe besojmë se më datën 18 do të përfundojmë gjithçka”, kanë thënë burimet nga kabineti i shefit të shtetit, transmeton Aktuale.mk.
Ndërkohë, nga LSDM theksojnë se tentojnë në mënyrë konstruktive të marrin mandatin nga Ivanovi, por nëse nuk ndoodhë ajo, “paralajmërojnë se do të formojnë qeveri edhe pa mandat”.