Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak. Pas një beteje të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52 vjecare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve.

Kohët e fundit familjaret e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

Me gjithë përpjekjet e shumta,ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lenë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.

Rai, njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzeqeshjen e ëmbël me të gjithë shoqërinë.

Artistja 52 vjecare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier.