Nga Emir HAMZAI

Debati për lajmet e rre me (Få ke News) është aq i vjeter sa vetë industria e lajmeve – dezi nformatat, mas htrimet, pro paganda dhe satira. Dëgjova Bujar Osmani duke folur për lajmet e rre me dhe duke akuzuar oponente politik per dëmin që i bëhet shoqërisë në Maqedoni në lidhje me virusin Korona dhe në përgjithësi partisë së tij. Në dëgjim të parë , brenga e Osmanit duket e sinqertë , por a thua vallë kështu flet makina e tyre propa ganduese 18-vjeçare?! Nëse ka udhëzues më të mirë për të kuptuar mjetet për lajmet e rreme, është BDl-ja. Është ajo që i thotë Artan Grubi kryetarit Ahmeti në përgjimet e publikuara: ”o shef e kemi oku puar krejt internetin”! Shumë mirë e ka të qartë opinioni se si ka reflektuar kjo parti gjatë fushatës dhe para fushatës .

Zotëri Osmani duhet ta ketë të qartë se lajmet e rre me në Maqedoni janë po aq të vjetra sa vetë BDl-ja! Kush më shumë se BDl-ja ka portale të prop agandës së zezë ! Mos të brengoset zv.kryeministri për këtë çeshtje , partia e tij e solli këtë gjendje. Burimi i këtyre lajmeve (mos qofshin kurrë) është pikërisht nga vokacioni i BDl-së .

Kur jemi te krijimi i lajmeve të rre me, nuk kemi se si mos t’i referohemi partisë së Osmanit. Sa here që opinioni ka tentuar të kuptojë të vërtetën , BDl ka përdorur strategji me lajmet e rre me për të lënë opinionin nën ”blur effect”. Sa here BDl me lajmet e rre me e ka bërë gjykimin përpara gjykatës ! Sa herë ka krijuar kjo parti diçka joqenësore! Këtyre pyetjeve sigurisht përgjigjen ua di më së miri Osmani dhe partia e tij. Ju e keni dëgjuar shprehjen se ai që ka sherr, flet dhe kujdeset më së miri për sherrin ndaj tij, sepse i tillë është vete ai. Hiç më mirë nuk jane edhe partite tjera politike, por modelin e kanë vjedhur nga BDl-ja. Andaj, çdoherë kur dikush duhet të kërkojë ndihmë mbi tematikën për lajmet e rre me, nuk ka shembull më të mirë praktik se sa ajo çfarë ka bërë BDl-ja për gjithë këto vite.