Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ndanë rrugët pas vetëm një muaj e gjysmë qeverisje. Por për këtë prishje nuk është se janë akord krejt ministrat e LDK-së.

Anton Çuni ministër i mbrojtjes është kundër rrëzimit të qeverisë Kurti kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës inFokus brenda grupit parlamentar të LDK-së.

“Anton Çuni është kundër prishjes së qeverisë dhe deri më tani ka thënë se do të votojë kundër nuk dihet nëse do të ndryshoj mendje ose jo por që deri me tani ky është qëndrimi i tij. Prishja e raporteve me SHBA-të e shkarkimi pa paralajmërim i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu janë arsyet kryesore pse LDK vendosi dje të dalë nga koalicioni me VV-në, e të inicojë mocion mosbesimi në ditët e ardhshme ndaj qeverisë Kurti.

LDK si e vetme është e ditur tashmë se nuk mund ta kalojë mocionin, e madje nuk mund as ta inicojë një të tillë, për shkak se duhen 40 nënshkrime, e që LDK nuk i ka.Por sidoqoftë, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë duket se nuk do ta ketë problem ta rrëzojë qeverinë Kurti, pasi që veç ka gjetur përkrahje tek disa parti opozitare.