Maqedonia pritet që të krijojë qeverinë e saj të re me arritjen e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së. 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i ka pranuar kushtet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të plaftormës shqiptare, përcjellin media të afërta me BDI-në, informacione këto   të jo konfirmuara nga vetë Gruevski ose partia e tij.

Gruesvki i ka pranuar të gjithë kërkesat e palës shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës,por nuk përmendet vazhdimi i mandatit të PSP-së