Lëvizja BESA nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë, por ajo do ti jap mbështetje. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime partiake pranë mandatarit Zoran Zaev.Siç mësohet, deputetët e Rilindje me BESË kanë kërkuar nga Zaev ndarje të barabartë të posteve ministrore me BDI dhe nënshkrimin e një dokumenti në formë të marrëveshjes, e cila do të kishte afate. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e kanë bërë të ditur edhe nga Lëvizja BESA. (INA)26/05/ – Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.Pas takimit, Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, tha se vullneti i të dyja palëve është që të jemi në një qeveri reformatore, duke shtuar se ko varet nga rrjedha e bisedimeve.“Edhe sot vazhduam takimet mes BESËS dhe LSDM-së. Takimi ishte në nivel kryetarësh dhe të grupeve të punës. U bisedua në përgjithësi për parimet dhe do të vazhdojmë të komunikojmë”, tha Faton Fazliu.Parimet e Lëvizjes BESA janë që në qeverinë e re të mos ketë persona të inkrimunuar në korrupsion dhe vepra penale, buxheti të jetë proporcional si dhe në përgjithësi të respektohet pikat e deklaratës së perbashket.25/05 – Zaev tregoi rrjedhën e bisedimeve me Lëvizjen BESA Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka folur për Al Jazeera për Qeverinë e re të Maqedonisë ku ka thënë se me BDI-në dhe me Aleancën për shqiptarët kanë biseduar për udhëheqjen e resoreve.”Me Besën ende jemi duke biseduar por nuk kemi diskutuar për emra por vetëm për disa principe dhe disa ndryshime përmbajtësore. Me BDI-në dhe me Aleancën për Shqiptarët kemi biseduar edhe për ndryshime kadrovike por edhe për ndryshime përmbajtësore.” tha Zaev për bisedimet me partitë shqiptare.Gjithashtu, kryetari i LSDM-së dhe mandatar për qeverinë e re tha se do të jetë princip të forcohet shteti ligjor dhe partitë të bëhen shembull për respektimin e ligjeve.