Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili kësaj here garon për deputet, fushatën e tij të parë e ka nisur me sulm ndaj kundërshtarëve politik, dhe për këtë ka zgjedhur Ramush Haradinajn.

Molliqaj i njohur për vrazhdësi në aktivitetin e tij politik, e ka nisur fushatën zgjedhore përmes një video ku e paraqet Haradinajn si politikan që nuk e mban fjalën.

Video është ndërtuar në atë formë ku janë ndarë deklaratat e Haradinajt në kohë të ndryshme, e që bien ndesh me veprimet e tij të më vonshme, siç është koalicioni me PDK’në./botapress