Lajmi i fundit: Vendoset bombë para derës së Burgut në Tetovë

Në këto çaste ka ndodhur një incident para derës së Burgut të Tetovës.

Autorë të panjohur kanë hedhur një bombë dore vetëm disa metra larg hyrjes kryesore para burgut të Tetovës. Organet policore janë në vendngjarje dhe pritet së shpejti të dalin me hollësi.

Ekipi i fol.mk është në vendngjarje dhe nga dëshmitarë okular mësojmë se, bomba u vu re nga një shofer që parkonte automjetin e tij DHE i njëjti e raportoi rastin menjëherë në polici.

Me hollesi tjera   do të ju njoftojmë së shpejti, posa organet kompetente të dalin me raportin zyrtar.

©fol.mk

SHPËRNDAJE