Në Çellopek të Tetovës ndihet frikë por edhe shqetësim midis fshatarëve. Lajmi se një djalë nga fshati i tyre kishte kryer një masakër në Vjenë i tronditi të gjithë, kështu shprehen banorët e këtij fshati. Ngjarja u dënua. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu dërgoi një reagim ndaj incidentit.

Ata thonë se incidenti do të ketë një ndikim negativ në të gjithë vendin, dhe veçanërisht në fshatin e tyre dhe tek migrantët nga Çellopeku të cilët jetojnë dhe veprojnë në Evropë.
Kujtim Fejzulai, djali që qëlloi në Vjenë nga fshati Çellopek, prindërit e tij shumë kohë më parë u shpërngulën në Kroaci, dhe më pas në Austri. Ata thonë se Kujtim nuk ka qenë kurrë në Çellopek dhe prindërit e tij i kujtojnë si njerëz paqësorë dhe të qetë.

Fshatarët thonë se do ta kujtojnë këtë incident për një kohë të gjatë. Ata shpresojnë se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten më, sepse Çellopeku njihet si fshat paqësor dhe pa probleme.