Ka është Urus më i fuqishëm ndonjëherë

Me të rritur shpejtësinë e Lamborghini Aventador dhe Huracan, Novitec e ka modifikuar edhe Urus SUV, transmeton Telegrafi.

Në treg, ky model ofrohet me 641 kuaj fuqi, ndërsa është modifikuar që të bëhet në 800 kuaj fuqi, duke u ngritur në një nivel shumë më të lartë.

Duke i vendosur motorin e ri me 4.0 litra, është bërë që të shtohen rreth 160 kuaj fuqi, të cilat i dërgon në katër rrota, nëpërmjet tetë shpejtësive automatike.

Rritja që është bërë, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.3 sekonda, derisa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 308 kilometra në orë. Krahasuar me modelin origjinal, që e arrinte për 3.6 sekonda, derisa 304 kilometra në orë, e kishte shpejtësinë maksimale.

Shkaku i këtij ndryshimi, Lamborghini Urus është ulur më poshtë, derisa i është rritur aerodinamika si dhe disa linja i ka më të mira.