Një hero për të majtën, diktator i përgjakshëm për armiqtë, kush ishte babai i revolucionit kuban.
 
Fidel Kastro, hero për të majtën në botë dhe diktator i përgjakshëm për armiqtë, ka qenë protagonist i një ishulli të vogël në Karaibe për pothuajse 60 vjet, me an të betejës së tij të përhershme kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I lindur në 13 gusht 1926 në Birab, djali i pronarit të tokave spanjollit Anel Kastro dhe kubanes Lina Ruz, ai studioi në shkollën jezuite të Belen, në një periudhë të rëndësishme për formimin e tij kulturor, por dhe të vëllait Raul. 
Disa vjet pas diplomimit në juridik ai kandidoi për zgjedhjet presidenciale, një projekt që u bllokua menjëherë pas grushtit të shtetit të 10 marsit nag ana e Fulgensio Batistas. Reagimi i tij ishte sulmi në kazermën e Monkadas në 26 korrik 1953. Për Fidel ishte një tragjedi, rebelët u kapën të gjithë dhe 80 prej tyre u pushkatuan. Kastro u dënua me 15 vjet burg dhe në mbrojtje të tij para dhënies së vendimit nga ana e gjykatësit ai mbajti fjalimin e famshëm sipas të cilit, historia do ishte ajo që do e shpallte të pafajshëm. Një frazë që do të ishte dhe vula e ëndrrës së tij revolucionare. 
Pas burgosjes, sapo përfitoi nga amnistia ai shkoi në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Meksikë ku unjoh me Ernesto Guevara. Së bashku me “Che”, Raul dhe 79 vullnetarë, në vitin 1956 ai rikthehet në ishull. Grupi u kap në befasi nga trupat e Batistas, dh evetëm 21 prej tyre arritën të shpëtonin. Por dy vjet aksionesh të vazhdueshme nga ana e guerrilasve po jepnin efektin e tyre. Në 1 janar 1959, “mjekroshat” hynë në mënyrë triumfuese në Havanë, por Kastro do të mbërrijë disa ditë më vonë. Deri në momentin e triumfimit të revolucionit, ishulli jetonte falë marrëdhenieve tregtare me Uashingtonin.
Pas marrjes së pushtetit vendi u kthye në një fushëbetejë të një lufte të ftohtë. Kuba arrin gjithësesi t’i mbijetojë embargos së ashpër amerikane dhe një sulmi ushtarak i njohur si sulmi i “Gjirit të Derrvae”, i organizuar nga CIA, me anë të kubanëve që jetonin jashtë vendit. Më pas vendi do të përjetonte krizën e raketave në 1962-shin që rrezikoi të conte botën drejt një lufte bërthamore. 
I fortë për shkak të një karizme dhe aftësie tërheqëse oratorike, Fidel për dekada është konsideruar si armiku numër një i Uashingtonit, duke shtuar varësinë nga Bashkimi Sovjetik, për të mbështetur lëvizjet marskiste dhe guerrilasit në Amerikën latine dhe Afrikë.
Ndërkohë ai martohet me Dalia Soto del Valle, me të cilën ka pesë fëmijë: Alexis, Alexander, Alehandro, Antonio e Anel. Lideri kuban, me një jetë privare në të cilën realiteti dhe miti ndërthuren shpesh, i ka mbijetuar 10 presidentëve amerikanë dhe këmbëngulte gjithnëj se kishte shmangur 600 atentate. Sistemi politik i ndërtuar nga Fidel arriti të rezistonte dhe ndajshpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. 
Për kubanët, Kastro ka qenë komandanti ose thjesh Fidel, mbi të cilin janë ndërtuar shumë histori. Ai për shembull sipas këtyre historive nuk flinte asnjëherë, nuk harronte asgjë, ishte i aftë që vetëm me një shikim të zbulonte kë kishte përballë dhe nuk gabonte asnjëherë. Kastro nga ana tjetër ka qenë gjithnjë i apasionuar pas shifarve dhe datave duke lënë mënjanë dy karakteristika tradicionale kubane si muzika dhe kërcimi. 
Kastro gjithnjë ka pasur një shëndet të mirë deri në hemoragjinë e papritur pas rikthimit nga Argjentina pak para se të mbushte 80 vjec. I sëmurë, ai delegoi pushtetin në duart e vëllait Raul, fillimisht si një procedurë e përkohshme në 31 korrik 2006, e më pas përfundimisht në shkurt 2008. Dtaë që shënoi dhe numërimin mbrapsht drejt fundit të një jete legjendare. 
Epoka e Fidelit thërmohet ngadalë, në një Kubë që gjithnëj e më shumë bëhet ‘rauliste”, ku presidenti Raul ndërmerr reforma ekonomike, por duke ruajtur pushtetin absolut në frontin politik. Por data kyce e një epoke të re është 17 dhjetori 2014, kur papritur me ndërmjetësimin e Papa Franceskut, Havana dhe Uashingtoni konfirmojnë rinisjen e marrëdhënieve dy palëshe. 
Fidel merr pjesë nga larg, dhe ndonjëgerë shkruan dicka duke iu rikthyer koncepteve si sovraniteti kombëtar, dhe lufta kundër perandorisë amerikane. Por ritmin e ndryshimeve tashmë e vendos Raul. Shpesh rrjetet sociale raportonin për vdekjen e tij pas periudhave të gjata larg opinionit publik, por kufirin e mandatit të tij Fidel e kishte vënë në 2003-shin kur duke iu drejtuar kubanëve, thoshte: “Do të qëndroj me ju, nëse dëshironi, deri sa të jem i vetëdijshëm se mund t’ju hyj në punë, gjithnjë nëse para meje nuk vendos natyra. Por as një minutë më parë dhe as një sekondë me vonë.” /transmeton abcnews.al