Firma kroate AKD, e cila kishte zyrë në Maqedoni, sipas burimeve jozyrtare të gazetës “Utrinski Vesnik” është paketuar për tu larguar dhe nuk do të punojë më në këtë projekt. Përse nuk u vazhdua kontrata me këtë firmë askush nuk përgjigjet, as edhe pse nuk u shpall tender i ri që të vazhdojë servisimi i sistemit të përhershëm të kartelave elektronike. “Kanë filluar aktivitetet për modernizimin e sistemit të përhershëm të kartelave elektronike shëndetësore, por me informacione më të detajuara publiku do të njoftohet kur të mbaron procedura”, shkurt përgjigjen nga Fondi për sigurim shëndetësor. Nga ky institucion as nuk është konfirmuar, as nuk mohojë se më nuk do të ketë kartela shëndetësore. Nga Fondi nuk u përgjigjën nëse do të vazhdohet me shfrytëzimin e kartelave ose të njejtat edhe më tutje do të paguhen nga 250 denarë. Siç qëndrojnë punët, shumë e pasigurt është se a do të përdoren në të ardhmen kartelat shëndetësore elektronike, ose nëse do të kërkohet ndonjë zgjidhje e re, e cila do t’i zëvendësojë kartelat elektronike. Sipas burimeve jozyrtare shëndetësore, mendohet që kartelat plastike të ndërpriten dhe të kërkohet ndonjë formë tjetër e cila do të zëvendësojë kartelat./shqipmedia.com