Barcelona kërkon një përforcim të madh nga Real Madrid.
 

Isco mund të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Barcelonë.

Mesfushori spanjoll është objektiv i gjigantit katalan, raporton e përditshmja spanjolle “El Pais”.

Barcelona është e gatshme ta mirëpres Iscon në Camp Nou por nga vera e vitit të ardhshëm.

Isco nuk është i lumtur në Real Madrid pasi nuk po aktivizohet rregullisht, dhe kalimi në Camp Nou nuk është mision i pamundur.