Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet ta humbin durimin dhe të dëshpërohen nëse partitë e ashtuquajtura opozitare nuk bashkohen, sepse jo të gjitha këto parti janë në opozitë, por të njëjtat kërkojnë hise më të madhe në pushtet.

Mos harroni se, po këto parti kanë qenë nënshkruese të Deklaratës së përbashkët të partive politike parlamentare të shqiptarëve në janar të vitit 2017 dhe asnjëherë nuk kanë arritur ta realizojnë atë, zotimet e liderëve të partive nënshkruese të saj, madje as që e kanë përmendur ndonjëherë.

Deri më sot dihet se pushtetin në këtë shtet e udhëheqin dy koalicione të partive joshqiptare (maqedonase, turke, serbe, rome, vllahe, boshnjake etj.), të udhëhequra nga LSDM dhe OBRM-PDUKM (VMRO), ndërsa partitë e shqiptarëve vazhdimisht e kanë luajtur rolin e partnerit në qeveritë e tyre, për tri dekada me radhë.

Nëse funksionin pozitë-opozitë këto parti e kuptojnë vetëm si ndryshim të vendeve në pushtet, shqiptarët e dinë se asnjëra nga këto parti nuk ka mbetur pa e shijuar pushtetin.

Në këtë rast, duhet të kuptohet qartë se nuk bëhet fjalë për krijimin e ndonjë koalicioni të partive opozitare (meqë disa prej tyre edhe aktualisht janë në pushtet), por për krijimin e ndonjë koalicione mes të zakonshëm mes tyre, por edhe më tej jashtë këtyre koalicioneve do të mbeten parti të tjera, të cilat do të garojnë të vetme, apo në koalicione të tjera, të paparalajmëruar deri më sot.

(30 janar 2020)