Është e vështirë të mirëmbahet bardhësia e rrobave, dhe ende më i vështirë është procesi i heqjes së njollave apo i zverdhjes së rrobave që shfaqet pas disa larjeve.

Shumë gjëra mund t’jua prishin rrobat e preferuara dhe mund t’ju nxisin të shmangni blerjen e rrobave të bardha, transmeton Telegrafi.

Por, fatmirësisht s’keni përse ta bëni këtë, pasi që me ndihmën e disa produkteve shtëpiake mund ta largoni çdo njollë nga rrobat tuaja.

Largimi i njollave të gjakut me amoniakEkspertët tregojnë se amoniaku ndihmon në largimin e njollave të gjakut.

Paraprakisht mos harroni të vishni dorëza gome, dhe sigurohuni se dhoma është e ventiluar para se ta përdorni substancën.

Për ta zbardhur rrobën e caktuar, përzieni 4 pika amoniaku, një lugë gjelle peroksid hidrogjeni, 2 litra ujë.
Lini rrobat ose gjërat tuaja për disa orë në atë përzierje, ndërsa në fund pastroni me detergjent.

Largimi i njollave të buzëkuqit me tul të bukësPër t’i larguar njollat e buzëkuqit, merrni tulin e bukës së bardhë dhe bëjeni në formë topi.

Me atë fërkojeni njollën dhe pastaj pastroni rrobat si zakonisht. Rekomandohet ta bëni këtë posa të shfaqet njolla.

Largimi i njollave të lapsit me pastrues xhamiPër t’i larguar njollat e lapsit kimik, përdorni pastrues xhami.
Vetëm spërkateni njollën me pastrues të xhamit dhe lëreni ashtu për 5 minuta.
Pastaj, pastroni rrobat si zakonisht.